Nina Version shqiptar

Nuk arrinte të ngrihej nga shtrati atë mëngjes të diele. E ndiente kokën të rëndë dhe trupin të dobët. Kishte disa ditë që ndihej kështu.
– Duhet të ngrihem! – mendoi. – Ndoshta pas një kafeje do të ndihem më mirë.
Më në fund u ngrit dhe veshi atë bluzën lejla që i pëlqente aq shumë nënës së saj. Ndezi televizorin dhe filloi të dëgjonte horoskopin.
– Ah! – mendoi. – Nina, që kur ke filluar të besosh në këto marrëzira? Fati është një thikë e mprehtë që bota e mban nga doreza dhe ti nuk mund të shpërqendrohesh kurrë. Por ndonjëherë (rrallë, në të vërtetë) dorezën e mban ti, dhe shpesh ia drejton tehun vetes. Sepse padrejtësitë më të mëdha ia shkaktojmë vetes. Dhe kjo është shumë më keq se të tradhtohesh nga dikush tjetër.
Ndërsa mendonte për të gjitha këto, vuri re se kafeja ishte gati prej disa minutash dhe se gjysma kishte derdhur nga xhezveja.
– Nina, je gjithmonë kaq e hutuar! – qortoi veten.
Mori disa letra kuzhine dhe filloi të pastronte gjithçka, por mendja e saj ishte ende atje, tek njerëzit, tek ajo thikë e mprehtë që quhej fat. Ose ndoshta ishte më mirë ta imagjinonte veten si gjethet e një peme që era i lëviz sipas qejfit?
– Ncuq! – mendoi. – Kjo teori është më e përshtatshme për dembelët, Nina, dhe ti nuk ke qenë kurrë dembele.
Më mirë po bëj edhe një kafe! – tha me vete, ndërsa shikonte e buzëqeshur retë e pakta në atë qiell të butë pranveror.
Nina Copyright Marjola Saliu 2020
Libri dell’autrice




Le copertine dei libri della poetessa e scrittrice Marjola Saliu
Li potete acquistare qui nei store elencati sotto:
