E dashur mike – Poezi shqip

E dashur mike – Poezi ship di Marjola Saliu. Feat.: Lediana Pajaj. Copyright Marjola Saliu 2025

E dashur mike,shoqe, motër, nënë.
Më shiko! Shikomë në sy edhe kur unë ti ul sytë. Më shih edhe kur ta kthej kokën në anën tjetër prej turpit,prej hidhërimit a prej lotëve.


E dashur mike. Ma jep dorën edhe kur unë të mos dua. Ma shtrengo fort edhe unë kur të tërhiqem e te dua të kthehem pas.


Duket e cuditshme,e di. Po ndonjëherë drita të frikëson më tepër se errësira, liria të tremb më tepër se burgu që të kanë ndërtuar përreth.


Shikomë në sy! Mos u tremb,e di,nuk është e bukur ngjyra mavi që kam mbi sy. Edhe këto shenjat në fyt sigurisht që nuk të pëlqen ti shohësh.Por ti sërish me shih.

Shikomë me vëmendje se plagët e vërteta,ato më të thellat,i kam në brendësi.

Shpirti im kullon gjak, zemra ime ka harruar si është të jetohet pa u dridhur.Ndonjehere trupi im se ka as forcën të çohet në mëngjes se çdo gjë i duket e errët,e pakuptimtë,pa dritë,pa shpresë.


Por ti pra motër, më shih. Veshtromi sytë,ngushelloma shpirtin e buzëqeshjen.
Se është e vyshkur kjo e qeshura ime,e di. Po nuk ka vdekur,jo ende.

Do i mjaftonte pak diell e dashuri per te çelur edhe më e bukur se më parë.
Më shih pra dhe mos ma lësho dorën.


Se jam e dobet,po e pamposhtur.Se jam pa buzëqeshje po jo pa jetë.


Ndaj ma jep dorën motër se vërtet çdokush duhet ta gjejë vet rrugën për tek jeta por duhet një mik, një dorë e ngrohtë per ta gjetur udhën për tek lumturia.

Marjola Saliu 2021 Copyright e diritti d’autore Marjola Saliu 2025

My Books

Qui invece un reminder per i miei due libri: “il diritto di sognare” e quello più recente in collaborazione con Dave Given “L’amore è un apostrofo nero tra le parole d’istinti e distanti“, e l’ultima sua raccolta di poesie “Tutta Tua”.

Estratto dalla prima pagina

Sguardi. Si rimane folgorati incrociando uno sguardo che ci riconosce. Ci manca il respiro e non sappiamo cosa dire perché non abituati ad essere visti.

Va tutto bene amore mio Anche se in fondo non va bene niente Ma ogni volta che sentirai un fruscio Sarà il mio bene che accarezza la tua mente. Un pensiero è come l’acqua.

Si infila dappertutto, corrode tutto, corrompe tutto. E infine, dopo aver fatto fuori tutto il resto, non vi rimane solo che lui.

Questo sottile, fragile, infimo pensiero da stringere forte come fosse l’ultima goccia d’acqua su questa terra. Tutto passa.

Di solito tutti ci guardano ma nessuno ci vede. È quando qualcuno ci riesce è magia. Finchè il bene ci unirà.

Tutto passa, dicono Ma intanto che cerchi di spaccare il mondo Il mondo ti spezza le gambe e ti spacca il cuore.