Lotët e tim ati 🇦🇱Poezi shqip – Marjola Saliu

Lotët e tim ati
Lotët e tim ati

Lotët e tim ati

Nuk pati kurrë frikë prej lotëve im atë
E kurrë su mundua ti fshehë
Kur i rrokulliseshin fytyrës si zogj të ngratë
Në ditë-netët kur dhimbja godiste si rrufe.

Ka qepalla të kristalta im atë
Dhe unë këtë e kuptova veç dje
Kur e pashë ti thërrmohej toka nën këmbë
Dhe sytë ti përmbyteshin si qiej me re.

Kurrë nuk u turpërua im atë
Nga lotët që i rridhnin lumë
Dhimbja nuk ta heq burrërinë bijë
Dhimbja të bën burrë më shumë.

Nuk e fshehe kurrë dhimbjen babë
Me dhimbjen na mësove si jetohet
Një burrë nuk bëhet më pak burrë kur qan
Një burrë nga lotët mëson të burrërohet.

Marjola Saliu ©copyright 2021

poezi🇦🇱shqip

Se ti piacciono le mie poesie, qui sotto trovi il mio primo ebook cliccando sull’icona di Amazon.

Il diritto di sognare
Il diritto di sognare

Estratto dal mio libro

Va tutto bene amore mio Anche se in fondo non va bene niente Ma ogni volta che sentirai un fruscio Sarà il mio bene che accarezza la tua mente. Un pensiero è come l’acqua. Si infila dappertutto, corrode tutto, corrompe tutto. E infine, dopo aver fatto fuori tutto il resto, non vi rimane solo che lui. Questo sottile, fragile, infimo pensiero da stringere forte come fosse l’ultima goccia d’acqua su questa terra. Tutto passa…