Zemërmpirë – Poezi shqip

Zemërmpirë – Poezi shqip

Ai më tha që kam lindur e plakur
e megjithatë kjo nuk ishte
fjala më e vrazhdë që
më kishte thënë.
Ai më tha që nuk vlej asgjë pa të
dhe kjo nuk ishte gjëja më e vrazhdë
që më kish thënë, megjithatë.
Sa kile ke shtuar
sa e ke lënë veten pas dore
sa je dobësuar.
Dhe ti e quan veten nënë?
më tha duke më
vështruar vëngër
e prapë kjo nuk ishte
më e vrazhda fjalë
që kishte për të thënë.
Ti s’di të duash
ti s’di të puthësh
ti s’di të jesh grua.
E prapë, s’do ta besoni
po nuk ishte kjo
fjala më e ligë
që kish ruajtur për mua.
Më e vrazhda fjalë
ajo që ma shkuli shpresën prej shpirti
e ma mpiu zemrën
ma shteroi çdo lloj ndjesie
ishte sa herë thoshte Të dua
kur në të vërtetë
s’më donte asnjë fije…

Marjola Saliu copyright2022

Walk with Luli Shpresa Programme
Walk with Luli – Shpresa Programme

Story🇦🇱

Shpresa ka qene familja ime qe nga dita 1 qe trokita ne deren e saj. Gjate ketyre 3 viteve qe kam qene pjese e Shpreses kam qene gjithashtu deshmitare e punes se palodhur qe behet aty. Qindra familje jane ndihmuar gjate kohes se Covid-it te cilet ishin ne kushte te mjerueshme; pa ushqime, pa pune, pa mundesine per te paguar qerane mujore, pa te drejte ndihmash,…, pa shprese. Jeta e ketyre familjeve ne saje te punes se palodhur te Shpreses ndryshoi 180 grade. Une dua qe shqiptaret ta kene nje dere te hapur ne perjetesi, ndaj sot dua te mbeshtes endrren me te madhe te Lulit per ta blere godinen e Shpresa Programme e cila prej 15 vitesh tashme njihet si shtepia e shqiptareve ne Londer. Secili nga ne me nje kontribut modest mund ta beje kete enderr te mundur.

Storia🇮🇹

Shpresa è stata la mia famiglia dal primo giorno in cui ho bussato alla sua porta. Durante questi 3 anni che ho fatto parte di Shpresa, ho anche assistito al duro lavoro che viene svolto lì; centinaia di famiglie sono state aiutate durante il periodo del Covid, che versavano in condizioni miserevoli; senza cibo, senza lavoro, senza possibilità di pagare l’affitto mensile, senza diritto all’assistenza senza speranza. La vita di queste famiglie è cambiata di 180 gradi grazie al duro lavoro di Shpresa. Vorrei che gli albanesi abbiano una porta aperta nell’eternità, quindi oggi voglio sostenere il sogno più grande di Luli di acquistare l’edificio del programma Shpresa, che è conosciuto come la casa degli albanesi a Londra ormai da 15 anni. ognuno di noi con un modesto contributo può rendere possibile questo sogno.

Trovate il link per le donazioni cliccando il pulsante sotto. Grazie a chiunque parteciperà alla realizzazione di questo sogno.

My Books

Qui invece un reminder per i miei due libri: “il diritto di sognare” e quello più recente in collaborazione con Dave Given “L’amore è un apostrofo nero tra le parole d’istinti e distanti